Specifikimet e kamionit me gaz
Burimet alternative të karburantit
Kamionët me gaz të Scania përdorin motorë 9-litësh ose 13-litërsh me ciklin Otto, të cilët djegin metanin si karburant.
Biometani prodhohet duke optimizuar biogazin për të hequr papastërtitë si dioksidi i karbonit, avujt e ujit dhe gazra të tjerë në sasi të vogla. Kjo sjell një produkt të pastër metani që mund të përdoret si një burim karburanti me efikasitet të lartë.
Aplikimet e biometanit të kompresuar
Serbatorët e karburantit janë të disponueshëm në bombula 4x80L, 4x95L, 4x118L ose 4x152L + 4x118L me një distancë udhëtimi deri në 820 km. Këta serbatorë karburanti ofrojmë gjithashtu një distancë më të mirë nga toka se serbatorët për gazin e lëngshëm.
Aplikimet e biometanit të lëngshëm
Dendësia e lartë e energjisë së gazit të lëngshëm (LNG) e bën atë të përsosur për aktivitete rajonale dhe të transportit të ngarkesave në distanca të largëta. Serbatorët e karburantit janë të disponueshëm në përmasa nga 400 deri në 1100 litra, duke siguruar një distancë udhëtimi deri në 1800 km.
Gama e motorëve me gaz
Ju mund të zgjidhni nga një larmi kabinash, motorësh dhe specifikimesh të shasive. Me një gamë motorësh me gaz plotësisht të krahasueshme me opsionet tona me naftë – gjithmonë ekziston një specifikim i motorit me gaz pa kompromise, i krijuar për t'iu përshtatur aktivitetit të flotës suaj.
Ju mund të zgjidhni nga një nivel fuqie nga 280 deri në 460 hp në varësi të aktivitetit tuaj.
Motori 9-litërsh, 280 hp dhe 340 hp
Gama e motorëve me gaz Scania me 5 cilindra Euro 6 kursen hapësirë dhe peshë pa kompromentuar performancën ose ekonominë operative. Me këtë motor Otto, mund të mbështeteni në një eksperiencë të qetë dhe me nivel të ulët të zhurmës në udhëtim.
- 260 hp / 1350 Nm
- 340 hp / 1600 Nm
Motori 13-litërsh, 420 hp dhe 460 hp
Gama e motorëve me gaz Scania me 6 cilindra Euro 6 kursen hapësirë dhe peshë pa kompromentuar performancën ose ekonominë operative. Ky motor Otto ofron një eksperiencë të qetë por të fuqishme në udhëtim.
- 420 hp / 2100 Nm
- 460 hp / 2300 Nm
Eksploroni kamionët Scania
Kontaktoni konçesionarin tuaj
Na kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me produktet tona, shërbimet ose aktivitete të tjera brenda organizatës Scania.
Me një mori zgjedhjesh dhe një sërë konfigurimesh modulare, ju mund ta përshtatni kamionin tuaj për t'iu përshtatur jetës tuaj mes kamionëve. Bëjeni atë një Scania.