Kamionët me gaz
Zgjidhje të fuqishme për transport më të pastër
Gama jonë e kamionëve me gazi është shumë e adaptueshme, me qëndrueshmëri në lëvizje, konsum të ulët karburanti dhe një distancë udhëtimi deri në 1800 km.
Gama jonë e kamionëve me gaz është e disponueshme me kabina të serisë L/P/G/R/S, që do të thotë se ato mund të përdoren për aktivitete urbane të kamionëve fiksë, si dhe për transportin në distanca të gjata.
Ndikim i reduktuar ndjeshëm
Nuk është sekret që transporti është një burim kryesor i emetimeve CO2 nga fosilet. Por të qenit një burim kryesor, vjen gjithashtu me mundësinë për të arritur reduktime të mëdha.
Inxhinieri pa kompromise
Kamionët tanë me gaz arrijnë ekuilibrin e përsosur midis emetimeve të ulëta, fuqisë dhe distancave të lëvizjes - motori 13-litërsh me gaz me potencialin e tij të plotë për transport në distanca të gjata, ndërtim dhe aktivitete urbane, si dhe kamionin e fuqishëm dhe të qetë që është ai me 9 litra. Së bashku, ata bëjnë të mundur që të ofrojmë zgjidhje të pastra, me nivele të ulëta karboni dhe të personalizuara për flotën tuaj.
Burimet alternative të karburantit
Gjëja e parë që duhet thënë është se të dy gazet janë metan dhe burimi mund të jetë si gaz natyror, ashtu edhe gaz biometan i rinovueshëm. Të dyja mund të përdoren paralelisht, duke e bërë çdo kalim nga njëri në tjetrin një tranzicion të drejtpërdrejtë dhe të lehtë. Një njësi e energjisë së gazit të lëngshëm merr tre herë më pak volum se një njësi e energjisë së gazit të kompresuar. Thjesht, kjo do të thotë se metani i lëngshëm është më i dendur dhe, për rrjedhojë, mund të merrni më shumë energji në një automjet sesa me gaz metan të kompresuar.
Motorë të fuqizuar
Motorët me gaz Scania njihen për efikasitetin e tyre të karburantit, një gjysmëtrajler tipik mund të arrijë një autonomi udhëtimi prej afërsisht 1800 kilometra. Me biometanin në serbator, reduktimi i CO2 është 50-90%, zakonisht 80% nga këndvështrimi i efikasitetit nga pusi deri te rrota në krahasim me naftën normale. Mund të specifikojmë motorët tanë me gaz për të përmbushur rregullore strikte të zhurmës, siç është kamioni i qetë sipas standardit PIEK në Evropë.
motorë me biometan me efikasitet karburanti 5% më të lartë
Motorët tanë të përditësuar 13-litërsh me biometan ofrojnë tani opsione më të fuqishme motori dhe, duke i ndërthurur me komponentë nga sustemi ynë i shtytjes bazuar te Super, ata janë 5% më efikas për sa i përket karburantit në krahasim me gjeneratën tonë të mëparshme.
Motori me gaz ne detaje
Mësoni më shumë
Zgjidhjet e shërbimit
Scania ndihmon për të siguruar performancën tuaj me një gamë të gjerë shërbimesh të përshtatura për operacionet tuaja specifike. Për çdo gjë që mund të përmirësojë fitimet tuaja, do të gjeni një zgjidhje shërbimi nga Scania që e ofron atë.
Na kontaktoni
Na kontaktoni në mënyrën që ju përshtatet, zgjidhni opsionin tuaj më poshtë:
Konfiguroni kamionin tuaj
Përdorni mjetin tonë konfigurues të lehtë për t'u përdorur për ta përshtatur kamionin tuaj për produktivitet dhe efikasitet optimal. Ndërtoni kamionin tuaj ideal!
Bëjeni atë një Scania.
Gjeni konçesionarin më të afërt
Kontaktoni me shitësit tanë të autorizuar për çdo pyetje në lidhje me produktet, shërbimet ose aktivitetet tona në zonën tuaj. Kontaktoni sot për ndihmë dhe mbështetje nga ekspertët.
Kini parasysh se disa nga imazhet janë ilustruese dhe mund të ndryshojnë nga produkti real.