Ofiçina e Scania-s

Shërbimet e automjeteve

Planifikimi i ndërprerjeve, kohë maksimale funksionale

Asnjë biznes nuk është i njëjtë me një tjetër. Rrugët e ndryshme, stilet e drejtimit dhe mjediset, të gjitha ndikojnë në konsumimin e automjeteve tuaja. Ne përpunojmë planet e mirëmbajtjes që i përshtaten biznesit tuaj, duke siguruar kohën maksimale funksionale, duke rritur produktivitetin dhe duke ulur ndërprerjet në aktivitetin tuaj të përditshëm. 

Personalizuar për ju

Zgjidhjet e shërbimit të Scania-s janë krijuar për t'iu shërbyer nevojave tuaja individuale operative për të siguruar disponueshmëri të lartë të flotës suaj.

Disponueshmëria e optimizuar

Nëpërmjet lidhjes dhe të dhënave të automjeteve në kohë reale, ne ofrojmë shërbime proaktive dhe parandaluese për të maksimizuar kohën tuaj funksionale dhe ekonominë e funksionimit.

Gjithmonë pranë

Kudo që të jeni në botë, do të keni akses në rrjetin e ofiçinave të Scania-s, të pajisura me pjesë rezervë të disponueshme për riparime të shpejta, 24 orë në ditë.

Zgjidhja optimale e shërbimit

Të dini saktësisht se si drejtohen automjetet tuaja, si funksionojnë dhe si përdoren të gjithë sensorët inteligjentë është mënyra më e mirë për të përcaktuar se kur duhet të filloni të planifikoni për mirëmbajtjen. Një mënyrë shumë më e mirë se sa një periudhë kohore fikse ose një distancë fikse udhëtimi mes seancave të shërbimit dhe mirëmbajtjes.

 

Duke optimizuar individualisht modulet e ndryshme në planin tuaj të shërbimit, ne sigurojmë që koha e ndërprerjes të planifikohet dhe të kryhet vetëm kur është absolutisht e nevojshme.

Zbuloni më shumë

Kontaktoni konçesionarin tuaj

Na kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me produktet tona, shërbimet ose aktivitete të tjera brenda organizatës Scania.

Gjeni konçesionarin më të afërt këtu
Call us

E-mail us

E-mail workshop

View Dealer Website

OPENING HOURS