You seem to be located in .

ALBANIA

Aktivitetet e transportit urban

Arritja e qëndrueshmërisë në lëvizje

Zonat metropolitane në të gjithë botën janë të prekura nga rritja e nevojës për transport që vjen me urbanizimin. Kjo paraqet sfida për sa i përket mbingarkesës, si dhe emetimeve dhe ndotjes që kanë ndikim si për njerëzit, ashtu edhe për mjedisin. Mund të fitohet shumë duke reduktuar numrin e automjeteve dhe duke udhëtuar më mirë së bashku, diçka që kërkon një sistem tërheqës të transportit publik.

 

Për të reduktuar më tej emetimet, sistemi duhet të përfshijë automjete me efikasitet energjie që funksionojnë me energji elektrike ose karburnate të rinovueshme, në varësi të aktivitetit dhe kushteve lokale. Autobusët dhe shërbimet e Scania-s lejojnë që qëndrueshmëria të shkojë paralelisht me ekonominë operative - një parakusht për realizimin e transportit të qëndrueshëm në një shkallë të gjerë.

Ofertat e produkteve

Portofoli ynë përfshin një gamë të gjerë produktesh me opsione të shumta, duke lejuar konfigurime të personalizuara dhe paketa jonë e gjerë e shërbimit mund të jetë po aq e rëndësishme. Kjo na mundëson të ofrojmë zgjidhje të përshtatshme për sfidat dhe nevojat individuale të secilit operator.

Përmirësimi i kursimeve operative

Operatorët në mjediset urbane e dinë rëndësinë e mbajtjes së kostove në minimum. Në Scania, përfitimi i klientit përbën një bazë për produktet dhe shërbimet që ne zhvillojmë, duke pasur parasysh gjithmonë këndvështrimin njerëzor.

 

Shërbimi i zbatimit të lëvizshmërisë elektrike

Çdo qytet ose itinerar ka kushte unike që duhen analizuar për të gjetur produktet dhe zgjidhjet e duhura të karikimit. Scania do të këshillojë dhe ndihmojë në lidhje me infrastrukturën e karikimit dhe se si të specifikoni në mënyrë optimale automjetet.

Sistemet e autobusëve

Në zonat urbane në mbarë botën, pakënaqësia me sistemet e transportit sjellin probleme ekonomike, sociale dhe mjedisore. Sistemet e autobusëve ofrojnë një mënyrë të shpejtë për transport publik efikas me një kosto të ulët investimi, ndërkohë që janë po ashtu fleksibël dhe me mundësinë për shkallëzim në përputhje me nevojat në ndryshim të qytetit dhe periferive të tij. Scania ofron ekspertizë në çdo gjë, nga planifikimi e deri te zbatimi, si dhe gjatë aktivitetit.