Pyjet dhe lëndët drusore
Ne ju ndihmojmë të përshtatni kamionët tuaj Scania për aktivitetet e pylltarisë për të optimizuar kapacitetin dhe për ta bërë më të lehtë punën tuaj.
Përshtatur për jetën në pyll
Kur industria juaj kërkon menaxhimin e aktiviteteve në terren të ashpër dhe transportin pa ndërprerje të lëndëve të para, ju nevojitet një flotë me kapacitetin që përputhet me nevojat e biznesit tuaj. Ne jemi të përkushtuar për ta personalizuar automjetin tuaj në përsosmëri absolute.
E besuar dhe e fuqishme
Gama e Scania XT është gati për të përballuar sfidat më të vështira. Mundësuar nga motori i fuqishëm V8, ajo është përshtatur për t'i bërë ballë mjediseve sfiduese, duke siguruar kohën funksionale dhe duke rritur produktivitetin, në mënyrë që të mund të realizoni një aktivitet fitimprurës.
Lëndë drusore
Ndërsa disa i përcaktojnë sfidat e tyre të biznesit me ngarkesën e tyre, është rruga përpara ajo që karakterizon sfidën tuaj. Sepse ka një ndryshim të madh midis ngjitjes dhe zbritjes nëpër rrugët e vështira të pyjeve dhe udhëtimit në distanca të gjata në autostrada. Kamionët dhe shërbimet e Scania-s vijnë të personalizuara për biznesin tuaj.
Ashkla druri
Rritja e produktivitetit varet nga cikli juaj dhe cilësia e rrugës. Distancat e shkurtra shpesh nënkuptojnë kushte të vështira rruge dhe kërkojnë qëndrueshmëri. Ndërsa distancat e gjata kërkojnë një mjet të optimizuar për peshën, gjë që shton mjaft kilogramë në ngarkesën tuaj. Ja se si mund t'i trajtoni këto dy nevoja, si individualisht, ashtu edhe së bashku. Kamionët dhe shërbimet e Scania-s ju ofrojnë të gjitha zgjedhjet e personalizuara që ju nevojiten.
Efikasiteti i karburantit
Për të mbajtur produktivitetin të lartë dhe shpenzimet e karburantit të ulëta, Scania përpiqet vazhdimisht të përmirësojë kamionët dhe shërbimet tona. Duke i përsosur vazhdimisht tre bazat themelore të ekonomisë së karburantit - automjeti, shoferi dhe shërbimet – ne do ta ndihmojmë biznesin tuaj të zhvillohet.
Koha funksionale
Fjala "kohë funksionale" mund të duket e thjeshtë, por nevojitet një këndvështrim i gjerë që mbulon shërbimet e personalizuara, automjetin si dhe shoferin për ta arritur dhe mbajtur atë. Sepse megjithëse jeta juaj mund të mos varet nga koha funksionale – ndryshe nga shoferët në serinë tonë të dokumentarëve "No Room For Downtime" (Nuk ka vend për ndërprerje) - ne jemi të sigurt që biznesi juaj varet nga ajo.
Produktiviteti
Në Scania, ne jemi të fokusuar në biznesin tuaj. Gjithçka ka të bëjë me përmirësimin e produktivitetit, rritjen e lehtësisë së aksesit dhe zvogëlimin e kohës së nevojshme për të kryer detyrën në fjalë. Me objektivin e përbashkët – që biznesi juaj të jetë sa më fitimprurës.
Zgjidhjet e shërbimit
Scania ndihmon për të siguruar performancën tuaj me një gamë të gjerë shërbimesh të përshtatura për aktivitetet tuaja specifike. Çfarëdo që mund të përmirësojë fitimet tuaja, ju do të gjeni një zgjidhje shërbimi nga Scania që e ofron atë, nga financimi dhe lidhjet e deri te trajnimi i shoferëve dhe shërbimet e ofiçinave.
Shërbimet dixhitale
Sigurimi i të dhënave na lejon të krijojmë shërbime që mund t'ju ofrojnë vlerë të drejtpërdrejtë biznesi. Zbuloni se si mund t'i përdorni shërbimet tona dixhitale dhe t'i zbatoni në organizatën tuaj.
Riparimi dhe mirëmbajtja
Ne përpunojmë planet e mirëmbajtjes që i përshtaten biznesit tuaj, duke siguruar kohën maksimale funksionale, duke rritur produktivitetin dhe duke ulur ndërprerjet në aktivitetin tuaj të përditshëm.
Zbuloni modelet e kamionëve të Scania të rekomanduara për transportin në bujqësi
Na kontaktoni
Na kontaktoni në mënyrën që ju përshtatet, zgjidhni opsionin tuaj më poshtë:
Personalizojeni kamionin tuaj për kapacitetin optimal
Përdorni mjetin tonë konfigurues të lehtë për t'u përdorur për ta përshtatur kamionin tuaj për produktivitet dhe efikasitet optimal. Ndërtoni kamionin tuaj ideal! Bëjeni atë një Scania.
Gjeni konçesionarin më të afërt
Kontaktoni me shitësit tanë të autorizuar për çdo pyetje në lidhje me produktet, shërbimet ose aktivitetet tona në zonën tuaj. Kontaktoni sot për ndihmë dhe mbështetje nga ekspertët.