Nafta dhe kimikatet
Optimizoni aktivitetet tuaja të transportit të naftës dhe kimikateve me shërbimet tona të specializuara të personalizimit të kamionëve Scania. Personalizojini kamionët tuaj Scania për të maksimizuar kapacitetin dhe për të përmirësuar fluksin tuaj të punës. Zbuloni se si ne e bëjmë punën tuaj më të lehtë dhe më efikase.
Aktivitete pa probleme
Transporti i naftës, gazit dhe kimikateve kërkon standarde të larta sigurie, si dhe sinkronizim të përsosur midis makinerive, automjeteve, personelit dhe furnizimeve. Ne e ndihmojmë biznesin tuaj të funksionojë pa probleme duke përdorur ekspertizën tonë të gjerë inxhinierike dhe ofrojmë zgjidhje inteligjente inxhinierike për aktivitetet në distancë.
Eksploroni kamionët për transportin e naftës dhe kimikateve
Transporti i karburanteve
Ju drejtoni një ngarkesë të rëndësishme, në një peizazh konkurrues me afate gjthmonë e më të forta dhe rregullore më të ashpra. Pra, e dini që një kamion duhet të jetë më shumë se thjesht standard. Scania i përshtat zgjidhjet posaçërisht për industrinë tuaj. Për ekuilibrin e tij unik midis sigurisë, ngarkesës dhe kohës së funksionimit.
Transporti i mallrave të rrezikshme ADR në sasi
Ngarkesa më të rënda, rrugë më të gjata dhe ngarkesa gjithmonë e më të ndryshme me peshën maksimale - në kushte të tilla, një kamion i vjetër nuk do t'ia dalë. Ju duhet një vërtet i fuqishëm - dhe ai është një Scania.
Rritni të ardhurat në transportin e naftës dhe kimikateve
Siguria
Ne punojmë vazhdimisht për të përmirësuar sigurinë e automjeteve tona. Për drejtuesit tanë si dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës. Ashtu si sfidat janë të ndryshme, po ashtu ndryshojnë edhe zgjidhjet tona për të shtuar këndvështrime të reja ndaj sigurisë.
Koha funksionale
Fjala "kohë funksionale" mund të duket e thjeshtë, por nevojitet një këndvështrim i gjerë që mbulon shërbimet e personalizuara, automjetin si dhe shoferin për ta arritur dhe mbajtur atë. Sepse megjithëse jeta juaj mund të mos varet nga koha funksionale – ndryshe nga shoferët në serinë tonë të dokumentarëve "No Room For Downtime" (Nuk ka vend për ndërprerje) - ne jemi të sigurt që biznesi juaj varet nga ajo.
Produktiviteti
Në Scania, ne jemi të fokusuar në biznesin tuaj. Gjithçka ka të bëjë me përmirësimin e produktivitetit, rritjen e lehtësisë së aksesit dhe zvogëlimin e kohës së nevojshme për të kryer detyrën në fjalë. Me objektivin e përbashkët – që biznesi juaj të jetë sa më fitimprurës.
Zgjidhjet e shërbimit
Scania ndihmon për të siguruar performancën tuaj me një gamë të gjerë shërbimesh të përshtatura për aktivitetet tuaja specifike. Çfarëdo që mund të përmirësojë fitimet tuaja, ju do të gjeni një zgjidhje shërbimi nga Scania që e ofron atë, nga financimi dhe lidhjet e deri te trajnimi i shoferëve dhe shërbimet e ofiçinave.
Shërbimet dixhitale
Sigurimi i të dhënave na lejon të krijojmë shërbime që mund t'ju ofrojnë vlerë të drejtpërdrejtë biznesi. Zbuloni se si mund t'i përdorni shërbimet tona dixhitale dhe t'i zbatoni në organizatën tuaj.
Riparimi dhe mirëmbajtja
Ne përpunojmë planet e mirëmbajtjes që i përshtaten biznesit tuaj, duke siguruar kohën maksimale funksionale, duke rritur produktivitetin dhe duke ulur ndërprerjet në aktivitetin tuaj të përditshëm.
Zbuloni kamionët e Scania-s për transportin e kimikateve, naftës dhe ngarkesave masive
Na kontaktoni
Na kontaktoni në mënyrën që ju përshtatet, zgjidhni opsionin tuaj më poshtë:
Personalizojeni kamionin tuaj për kapacitetin optimal
Përdorni mjetin tonë konfigurues të lehtë për t'u përdorur për ta përshtatur kamionin tuaj për produktivitet dhe efikasitet optimal. Ndërtoni kamionin tuaj ideal! Bëjeni atë një Scania.
Gjeni konçesionarin më të afërt
Kontaktoni me shitësit tanë të autorizuar për çdo pyetje në lidhje me produktet, shërbimet ose aktivitetet tona në zonën tuaj. Kontaktoni sot për ndihmë dhe mbështetje nga ekspertët.