Kamionët e ndërtimit
Zgjidhje transporti për aktivitete në ndërtim dhe kantiere
Kombinoni fuqinë e specifikimeve teknike me zgjuarsinë e shërbimeve të optimizuara për të siguruar kohën funksionale, për të rritur produktivitetin dhe për të mposhtur kufijtë e rreptë që kërkohen në industrinë e ndërtimit. Kamionët dhe shërbimet e Scania ofrojnë zgjidhje inteligjente dhe të fuqishme për të rritur të ardhurat tuaja.
Eksploroni kamionët për industrinë e ndërtimit
Kamionët e betoniereve
Gjetja e ekuilibrit të duhur midis kapacitetit mbajtës të ngarkesës dhe qëndrueshmërisë është thelbësore. Shikueshmëria e madhe nga pozicioni i shoferit, xhamat e mëdhenj dhe paneli i ulët rrisin sigurinë, sidomos në zonat urbane. Planifikimi efektiv dhe shfrytëzimi i lartë i automjetit tuaj është thelbësor.
Kamionët vetëshkarkues
Aftësia e drejtimit në kushte jashtë rrugës, fuqia e motorit dhe konsumi i karburantit janë karakteristika thelbësore në aktivitetet e kamionëve me vetëshkarkim. (besueshmëria dhe qëndrueshmëria), mbështetja pas shitjes dhe një partneritet i mirë me tregtarin lokal janë faktorë thelbësorë për operatorin tipik të kamionëve vetëshkarkues. Kamionët vetëshkarkues shpesh optimizohen në lidhje me peshat ligjore të rrugës.
Kamionët e transportit me rimorkio
Fleksibiliteti i tij për të menaxhuar hapësirat e kufizuara e bën kamion e transportit partnerin optimal për këtë detyrë në kantierin e ndërtimit. Shikueshmëria e madhe nga pozicioni i shoferit, dritaret e mëdha dhe paneli i ulët rrisin sigurinë. Kabina e serisë P ka shikueshmëri të shkëlqyer nga pozicioni i shoferit dhe hyrja e ulët e bën të lehtë ngjitjen dhe daljen nga ajo.
Kamionët me ngritje me çengel
Me optimizimin e duhur, diversiteti i kamionëve me ngritje me çengel do t'ju lejojë të merrni përsipër një gamë të gjerë kontratash dhe detyrash, duke siguruar një aktivitet të lartë gjatë gjithë vitit. Scania ofron një shikueshmëri të jashtëzakonshme për shkak të pozicionit të optimizuar të shoferit, panelit të ulur dhe xhamit të përparmë dhe dritareve anësore të maksimizuara.
Kamionët me pompë betoni
Pompa e betonit është një hallkë e rëndësishme në procesin e derdhjes së betonit. Specifikimi i automjetit është shumë i rëndësishëm për të maksimizuar ngarkesën dhe për të përmirësuar efikasitetin. Sistemi i shtytjes duhet t'i përshtatet gjatësisë dhe lartësisë së vinçit hidraulik, si dhe shpejtësisë dhe vëllimit të fluksit të betonit.
Kamionët me vinça të lëvizshëm
Fleksibiliteti i sistemit tonë modular na lejon të rregullojmë edhe detajet më të vogla që të sigurojmë përshtatjen perfekte, p.sh. përshtatjet për këmbët mbështetëse, skajet e pasme dhe përgatitjet elektrike të montuara në fabrikë me komponentë standardë, që sjellin efikasitet dhe akses të lartë në përdorim.
Kamionët e rëndë të transportit
Gama e motorëve Scania V8 me deri në 770 hp në kombinim me një kambio Scania Opticruise dhe freksion automatik, që mund të përballojë peshë GTW deri në 250 ton në modalitetin standard, është zgjedhja perfekte për aktivitetet e transportit të rëndë.
Kamionët me shtrat të sheshtë me vinç
Me aftësitë e tij të shumta, një automjet me shtrat të sheshtë me vinç është një hallkë e vlefshme në zinxhirin e ndërtimit. I lehtë për t'u manovruar dhe me kapacitet të shkëlqyeshëm ngarkimi të përshtatshëm për ngarkesa të ndryshme, fleksibiliteti i tij siguron një avantazh të madh.
Rritni të ardhurat në industrinë e ndërtimit
Produktiviteti
Pavarësisht nëse ju duhet të transportoni më shumë ose për distanca më të gjata për të rritur të ardhurat tuaja, ne mund t'ju ndihmojmë të arrini suksesin. Automjetet Scania ofrojnë menaxhim dhe stabilitet të jashtëzakonshëm dhe mund të përshtaten për të rritur ngarkesën pa kompromentuar performancën.
Koha funksionale
Fjala "kohë funksionale" mund të duket e thjeshtë, por nevojitet një këndvështrim i gjerë që mbulon shërbimet e personalizuara, automjetin si dhe shoferin për ta arritur dhe mbajtur atë. Sepse megjithëse jeta juaj mund të mos varet nga koha funksionale – ndryshe nga shoferët në serinë tonë të dokumentarëve "No Room For Downtime" (Nuk ka vend për ndërprerje) - ne jemi të sigurt që biznesi juaj varet nga ajo.
Partneriteti
Në Scania, ne jemi të fokusuar në biznesin tuaj. Gjithçka ka të bëjë me përmirësimin e produktivitetit, rritjen e lehtësisë së aksesit dhe zvogëlimin e kohës së nevojshme për të kryer detyrën në fjalë. Me objektivin e përbashkët – që biznesi juaj të jetë sa më fitimprurës.
Oferta e personalizuar
Meqenëse industria juaj është gjithçka por jo standarde, e njëjta gjë duhet të vlejë edhe për kamionin tuaj. Kjo është arsyeja pse ne gjithmonë i personalizojmë zgjidhjet për t'iu përshtatur biznesit unik të klientit tonë, duke përfshirë automjetet dhe shërbimet.
Me pak fjalë, oferta e personaluzuar që na lejon të përcaktojmë nevojat tuaja dhe t'i përmbushim ato, bazohet në pesë parametra:
✓ zgjedhja e aplikimit
✓ industria
✓ biznesi
✓ aktiviteti
✓ vendndodhja
Industria
Natyrisht, puna për prishjen dhe gërmimin ndryshon nga hedhja e themeleve, ndërtimi i një strukture ose përfundimi i një projekti. Kjo është arsyeja pse vendi juaj në fazën e ndërtimit ka një ndikim në optimizimin e automjetit tuaj.
Biznesi
Përcaktimi i mënyrës se si përdoren kamionët tuaj dhe si duket kontrata juaj tipike na ndihmon të kuptojmë biznesin tuaj dhe të krijojmë një zgjidhje që do të rrisin produktivitetin tuaj.
Aktiviteti
Pavarësisht nëse menaxhoni kushte të këqija të rrugës dhe manovroni në afërsi të mjediseve urbane, automjeti juaj duhet të optimizohet për ta bërë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Lidhshmëria
Duke qenë se distanca për në ofiçinën më të afërt ka ndikim në kohën tuaj funksionale, përcaktimi i rrezes së aktivitetit tuaj në lidhje me të na jep informacione të vlefshme se si mund t'i plotësojmë nevojat tuaja për riparim dhe mirëmbajtje.
Bashkëpunimi me ndërtuesin e karrocerisë
Në Scania, ne ruajmë një marrëdhënie të ngushtë me ndërtuesin e karrocerisë që të përshtatim zgjidhje sa më të sakta dhe fitimprurëse të automjeteve. Përveç kësaj, të gjitha shasitë tona vijnë të përgatitura me vrima montimi të shpuara paraprakisht ose pjesët e sipërme të prera paraprakisht, mbajtëset nën shasi, prerja e pjesës së pasme për t'u përshtatur dhe kabllot elektrike të karrocerisë, për të përmendur vetëm disa nga detajet.
Zbuloni modelet e kamionëve të Scania të rekomanduara për aktivitete në ndërtimi dhe kantiere
Na kontaktoni
Na kontaktoni në mënyrën që ju përshtatet, zgjidhni opsionin tuaj më poshtë:
Personalizojeni kamionin tuaj për kapacitetin optimal
Përdorni mjetin tonë konfigurues të lehtë për t'u përdorur për ta përshtatur kamionin tuaj për produktivitet dhe efikasitet optimal. Ndërtoni kamionin tuaj ideal! Bëjeni atë një Scania.
Gjeni konçesionarin më të afërt
Kontaktoni me shitësit tanë të autorizuar për çdo pyetje në lidhje me produktet, shërbimet ose aktivitetet tona në zonën tuaj. Kontaktoni sot për ndihmë dhe mbështetje nga ekspertët.