You seem to be located in .

ALBANIA

Kamionë për transportin bujqësor

Ne ju ndihmojmë të përshtatni kamionët tuaj Scania për aktivitetet bujqësore për të optimizuar kapacitetin dhe për ta bërë më të lehtë punën tuaj.

Zgjidhje transporti për bujqësinë me kamionë Scania

Pavarësisht nëse keni nevojë për transport të kujdesshëm dhe të sigurt të gjedhit ose ngarkim efikas të grurit në vende në distancë, ne jemi të përkushtuar për të mbështetur suksesin e biznesit tuaj bujqësor.

 

Në një industri sezonale me standarde të larta, vlera nuk është diçka që mund ta gjeni te çmimi, por diçka që e krijoni me kalimin e kohës. Kamionët dhe shërbimet e Scania ofrojnë zgjidhje inteligjente dhe të fuqishme për të rritur të ardhurat tuaja. Këtu është një ide e asaj që mund t'ju tregojnë. 

Eksploroni kamionët për bujqësi dhe ferma

Rritni të ardhurat në industrinë e bujqësisë

Efikasiteti i karburantit

Për të mbajtur produktivitetin të lartë dhe shpenzimet e karburantit të ulëta, Scania përpiqet vazhdimisht të përmirësojë kamionët dhe shërbimet tona. Duke i përsosur vazhdimisht tre bazat themelore të ekonomisë së karburantit - automjeti, shoferi dhe shërbimet – ne do ta ndihmojmë biznesin tuaj të zhvillohet.

Koha funksionale

Fjala "kohë funksionale" mund të duket e thjeshtë, por nevojitet një këndvështrim i gjerë që mbulon shërbimet e personalizuara, automjetin si dhe shoferin për ta arritur dhe mbajtur atë. Sepse megjithëse jeta juaj mund të mos varet nga koha funksionale – ndryshe nga shoferët në serinë tonë të dokumentarëve "No Room For Downtime" (Nuk ka vend për ndërprerje) - ne jemi të sigurt që biznesi juaj varet nga ajo.

Produktiviteti

Në Scania, ne jemi të fokusuar në biznesin tuaj. Gjithçka ka të bëjë me përmirësimin e produktivitetit, rritjen e lehtësisë së aksesit dhe zvogëlimin e kohës së nevojshme për të kryer detyrën në fjalë. Me objektivin e përbashkët – që biznesi juaj të jetë sa më fitimprurës.

Zgjidhjet e shërbimit

Scania ndihmon për të siguruar performancën tuaj me një gamë të gjerë shërbimesh të përshtatura për aktivitetet tuaja specifike. Çfarëdo që mund të përmirësojë fitimet tuaja, ju do të gjeni një zgjidhje shërbimi nga Scania që e ofron atë, nga financimi dhe lidhjet e deri te trajnimi i shoferëve dhe shërbimet e ofiçinave.

Shërbimet dixhitale

Sigurimi i të dhënave na lejon të krijojmë shërbime që mund t'ju ofrojnë vlerë të drejtpërdrejtë biznesi. Zbuloni se si mund t'i përdorni shërbimet tona dixhitale dhe t'i zbatoni në organizatën tuaj.

Riparimi dhe mirëmbajtja

Ne përpunojmë planet e mirëmbajtjes që i përshtaten biznesit tuaj, duke siguruar kohën maksimale funksionale, duke rritur produktivitetin dhe duke ulur ndërprerjet në aktivitetin tuaj të përditshëm.

Na kontaktoni

Na kontaktoni në mënyrën që ju përshtatet, zgjidhni opsionin tuaj më poshtë: 

Personalizojeni kamionin tuaj për kapacitetin optimal

Përdorni mjetin tonë konfigurues të lehtë për t'u përdorur për ta përshtatur kamionin tuaj për produktivitet dhe efikasitet optimal. Ndërtoni kamionin tuaj ideal! Bëjeni atë një Scania. 

Gjeni konçesionarin më të afërt

Kontaktoni me shitësit tanë të autorizuar për çdo pyetje në lidhje me produktet, shërbimet ose aktivitetet tona në zonën tuaj. Kontaktoni sot për ndihmë dhe mbështetje nga ekspertët.