Ekosistemi dixhital brenda Scania

Shërbime dixhitale

Duke e bërë biznesin tuaj më të zgjuar me ekosistemin tonë dixhital

Çdo Scania që krijojmë është plot me teknologji inteligjente, sensorë të përparuar dhe lidhje me valë. Kjo do të thotë se ne kemi afërsisht një milionë automjete dhe motorë të lidhur vazhdimisht në përdorim në të gjithë botën sot – duke ofruar të dhëna që jo vetëm që përmirësojnë inxhinierinë tonë, por na lejojnë të krijojmë shërbime që mund t'ju ofrojnë vlerë të drejtpërdrejtë biznesi.

 

Çdo gjë nga ulja e konsumit të karburantit deri te reduktimi i nevojave për konsum dhe mirëmbajtje, e deri tek automatizimi i punës së lodhshme administrative. Pavarësisht nëse drejtoni një flotë të përzier ose vetëm me Scania. Me pak fjalë – ne fokusohemi te të dhënat, kështu që ju mund të ruani fokusin tuaj në drejtimin e biznesit tuaj.

Shërbimet tona të drejtuara nga të dhënat

Na lini të përqendrohemi te të dhënat, në mënyrë që të mund të përqendroheni te rruga. Më poshtë mund të lexoni për ofertën tonë dhe përfitimet që ato sjellin për ju.

Scania Smart Dash

Ekosistemi në kabinë funksionon bashkë me aplikacionin My Scania dhe Scania Driver për të ofruar një fluks të pandërprerë të njohurive inteligjente nga të gjithë përdoruesit e lidhur në flotën tuaj.

Shërbime të personalizueshme

Platformat e reja kompjuterike, telematike dhe të sensorëve me performancë të lartë mbledhin të dhëna të automjeteve për njohuri dhe shërbime të personalizuara. Maksimizoni kohën funksionale, fitimin dhe logjistikën e flotës me zgjidhjet e bazuara te të dhënat. 

Diagnostifikimi i shpejtë dhe në distancë

Smart Dash mundëson aftësitë e shërbimit Wi-Fi dhe Bluetooth për diagnostikimin më të lehtë dhe më të shpejtë në ofiçinat tona. Së bashku me mirëmbajtjen parandaluese në distancë, disponueshmëria e flotës tuaj bëhet më e parashikueshme me kohë minimale të ndërprerjeve.

Gati për të nesërmen

Përditësimet e softuerit në distancë OTA sigurojnë që softueri i automjetit tuaj të qëndrojë i përditësuar dhe kjo ju lejon të aktivizoni shërbime të reja pa shkuar në një ofiçinë. Përditësimet e rregullta të sigurisë e mbrojnë flotën tuaj nga kërcënimet e sigurisë kibernetike. 

Karakteristikat e përparuara të sigurisë

Platforma e sensorëve rrit sigurinë e automjeteve Scania, duke mbrojtur këmbësorët, çiklistët dhe të tjerët në rrugë. Shoferët marrin kontrollin dhe fitojnë qetësinë. 

Aplikacioni Scania Navigation

Aplikacioni ynë i ri Scania Navigation mbledh dhe përmbledh të dhëna për vendndodhjen dhe informacionet e trafikut për të informuar në kohë reale shoferin dhe menaxherin e flotës për itinerarin. Hartat e reja të lidhura sigurojnë navigim më të mirë, kontrollin e lëvizjes me parashikimin aktiv dhe informacionet e tabelave të shpejtësisë – si dhe shumë më tepër. 

Njihuni me shërbimet tona dixhitale në detaje

Kontaktoni konçesionarin tuaj

Na kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me produktet tona, shërbimet ose aktivitete të tjera brenda organizatës Scania.

Gjeni konçesionarin më të afërt këtu
Call us

E-mail us

E-mail workshop

View Dealer Website

OPENING HOURS